Milan ka marrë një lajm të mirë pak para fillimit të kampionatit të Italisë.
Mesfushori i “Rossonerëve”, Sandro Tonali ka pësuar një lëndim në miqësoren ndaj Vicenzas të cilën e fituan me rezultat 6-1, megjithatë shkalla e lëndimit të tij nuk është e rëndë, shkruan GazetaBlic Sport.
Dyshohej se Tonali mund të mbetej jashtë fushave për një muaj, por ekzaminimet më të hollësishme treguan se mesfushori nuk ka lëndim serioz dhe pritet të rikthehet shpejt brenda fushave të blerta.
Milani fillon sezonin e Serie A më 13 gusht kundër Udineses në San Siro.
/GazetaBlic Sport/


