Sporti

Lajm i mirë për Milanin, Giroud testohet negativ

09/10/2021 18:58
nga:E K

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud është testuar negativ me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar klubi italian përmes një postimi në faqen zyrtare të skuadrës në rrjetin social Twitter, shkruan GazetaBlic Sport.

Giroud do t’i nënshtrohet edhe disa ekzaminimeve sipas protokolit të shtetit italian në mënyrë që të rikthehet në stërvitje.

“AC Milan mund të konfirmojë që Olivier Giroud ka rezultuar negativ për COVID-19. Lojtari, nesër, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor sipas protokolleve të qeverisë italiane në mënyrë që të kthehet në aktivitetet sportive“, ka shkruar Milan në komunikatën për media.

/GazetaBlic Sport/