Liverpool do ta presë Milanin në derbin e Champions League.
Ndeshja mes dy gjigantëve evropian do të zhvillohet me 15 shtator në Anfield, shkruan GazetaBlic Sport.
Para kësaj ndeshje për klubin e Milan ka ardhur një lajm i mirë.
Mediat nga Italia raportojnë se sulmuesi, Ibrahimovic dhe mesfushori, Kessie do të jenë të gatshëm të përballen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Liverpool dhe Milan janë përballur 4 herë në Evropë, Milan ka fituar 2 ndeshje kurse Liverpool ka mposhtur Milan vetëm një herë në finalen e vitit 2005.
/GazetaBlic Sport/


