Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka thënë se Luke Shaw është shumë afër rikthimit në fushë, duke pritur që kjo të ndodhë në fillim të tetorit.
Shaw u la jashtë skuadrës së Manchester United për ndeshjen e Europa League me Twente më 25 shtator (e mërkurë), transmeton GazetaBlic Sport.
Shaw nuk ka luajtur për Manchester United që nga 18 shkurti, dhe ndeshjet e tij të fundit ishin në korrik për kombëtaren e Anglisë në Euro 2024.
“Mendoj se rikthimi i tij do të jetë para pushimit për ekipet kombëtare, por nuk mund të them me siguri 100 për qind. Plani ynë është që kjo të ndodhë para pushimit, por është e mundur edhe pak më pas”, tha Ten Hag.
Ndërkohë, vazhdojnë rikuperimet e Victor Lindelof dhe Tyrell Malacia, ashtu si edhe ajo e Lenny Yoro, i cili mori një dëmtim në parasezonin e Djajve të Kuq.