Sporti

Lajm i mirë për Liverpoolin: Konate rikthehet kundër Manchester United

03/12/2024 09:46
nga:Lorik J

Ibrahim Konate ka një “shans të fortë” për t’u rikthyer nga lëndimi për ndeshjen çerekfinale të FA Cup të Liverpool kundër Manchester United të dielën.

Konate humbi barazimin e Liverpoolit me Manchester Cityn për shkak të një problemi të vogël muskulor – pasi mori dëmtimin në ndeshjen e së enjtes në Europa League kundër Sparta Pragës.

“Konate ka një shans për ndeshjen me United”, tha Klopp.

21-vjeçari Jarrel Kwanza zëvendësoi Konaten kundër Cityt dhe la një përshtypje të shkëlqyer me paraqitjen e tij.

/GazetaBlic Sport