Sulmuesi ndërkombëtar brazilian Roberto Firmino është rikthyer në stërvitje këtë të enjte dhe lajmi është pritur me shumë kënaqësi nga bashkëlojtarët e tij.
Rikthimi i sulmuesit është bërë i ditur në faqen zyrtare të Liverpool-it. Pa Roberto Firminon, i cili, deri në dëmtim, kishte shënuar gjashtë gola në 11 ndeshje, Reds fituan gjashtë nga shtatë ndeshjet, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe Joe Gomez dhe Naby Keita pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e rradhës së së shtunës ndaj Aston Villas, ku ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard do rikthehet në Anfield, por këtë herë si kundërshtarë.
Roberto Firmino was part of training today as we prepare for Saturday's clash with Aston Villa ?
— Liverpool FC (@LFC) December 9, 2021
/GazetaBlic Sport/


