Kosova do të përballet me Spanjën në ndeshjen e rradhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja me Spanjën do luhet në “Fadil Vokrri” të mërkuren me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes me Kosovën, kombëtarja spanjolle ka konfirmuar se lojtarë titullar të ekipit të tyre janë lënduar dhe nuk do mund të paraqiten ndaj “Dardanëve“.
Bëhet fjalë për mbrojtësit, Jose Gaya dhe Laporte.
“Mendoj se Laporte ka një ngarkesë, ndërsa lëndimi i Gayas nuk duket mirë, por do të presim testet”, është shprehur përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique.
Mungesa e Gayas ndaj Kosovës, do të jetë e madhe për Spanjën për shkak se pjesë e ekipit nuk është as Jordi Alba.
/GazetaBlic Sport/


