Sporti

Lajm i mirë për Kombëtaren e Suedisë, dy futbollistë e Serie A rikthehen në ekip

06/14/2021 14:53
nga:E K

Suedia sot luan ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian ndaj Spanjës me fillmi nga ora 21:00.

Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg, të cilët më parë rezultuan pozitivë për Covid-19, tani kanë dal negativ në testet e fundit dhe do të bashkohen përsëri me pjesën tjetër të ekipit kombëtar suedez, shkruan GazetaBlic Sport.

 

“Ndihemi mirë që Mattias dhe Dejan janë mirë dhe mund të kthehen në skuadër. Ekipi ynë mjekësor ka qenë në kontakt të ngushtë me lojtarët, do të jetë shumë e bukur të takohemi sërish me ta”, tha përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson.

/GazetaBlic Sport/