Sporti

Lajm i mirë për Koeman: Frenkie de Jong rifillon stërvitjen me Holandën

06/09/2024 18:41
nga:Lorik J

Mesfushori Frenkie de Jong ka rifilluar stërvitjet, ka bërë të ditur kryetrajneri i kombëtares së Holandës, Ronald Koeman.

Rikthimi i De Jong është një lajm i shkëlqyer për Koeman vetëm një javë para Kampionatit Europian në Gjermani. Mesfushori i Barcelonës është duke u përgatitur individualisht – pasi nuk ka luajtur që nga prilli për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

“Frankie u stërvit me grupin sot, por ne ende po e mbajmë jashtë çdo kontakti. Ai nuk do të luajë në testin kundër Islandës të hënën dhe mund të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian,” shtoi Koeman.

“Shpresoj se ai do të jetë gati për ndeshjen tonë të dytë ose të tretë. Në ditët në vijim do të vlerësojmë se si po shkon rikuperimi i tij. Nëse gjykojmë se ai nuk ka mundësi të luajë në asnjë nga tre ndeshjet në fazën e grupeve, ai mund të të jesh edhe jashtë formacionit”, shtoi Koeman.

Ndeshja e parë e Holandës në Euro 2024 është të dielën e ardhshme në Hamburg kundër Polonisë. Deri atëherë, është edhe afati në të cilin Koeman mund të bëjë ndryshime në skuadrën e tij për shkak të lëndimeve.

/GazetaBlic Sport