Sporti

Lajm i mirë për Juventusin: Milik ka rinisur stërvitjet

11/21/2024 08:04
nga:Lorik J

Sulmuesi i Juventusit, Milik, ka filluar të stërvitet në baza të lehta të mërkurën pasi iu nënshtrua një operacioni në gju, raportoi Il Messaggero.

Reprezentuesi polak iu nënshtrua një operacioni në gju në tetor dhe tani i është dhënë drita jeshile nga ekipi mjekësor i Juventusit për të rifilluar stërvitjet. Do të kalojnë edhe tre ose katër javë para se të shohim qendërsulmuesin në fushë. Milik pritet të nisë stërvitjet e plota në fillim të dhjetorit.

Megjithatë, Juventusi duhet të jetë i kujdesshëm me integrimin e Milik në lojë.

Ndërkohë, bardhezinjtë kanë mungesë të qendërsulmuesve pasi, Vlahovic pritet të mungojë në Milano këtë fundjavë.

/GazetaBlic Sport