Lajm i mirë për Juventusin dhe Massimiliano Allegrin.
Testet diagnostike që Paulo Dybala iu nënshtrua mëngjesin e sotëm në J Medical përjashtuan dëmtimet e muskujve, përcjell GazetaBlic Sport.
Analizat instrumentale konfirmuan lodhjen në muskulin e pasmë të diagnostikuar në Kombëtare.
Gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë nga stafi mjekësor i Juventusit, megjithatë shmanget një mungesë e gjatë.
/GazetaBlic Sport


