Sporti

Lajm i mirë për Juventusin: Ramsey shërohet nga COVID-19

01/20/2022 16:25
nga:E K

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey është rikuperuar nga COVID, njoftuan Bianconerët.

Uellsiani kishte rezultuar pozitiv më 10 janar, por testi i tij i fundit doli negativ, kështu që ai do të ketë të drejtë të luajë përsëri, përcjell GazetaBlic Sport.

“Aaron Ramsey ka kryer një test diagnostikues (tampon) për Covid-19, ku ekzaminimi ka dhënë rezultat negativ. Prandaj, lojtari është rikuperuar dhe nuk i nënshtrohet më regjimit të izolimit”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

Mbetet për t’u parë nëse Massimiliano Allegri do të vendosë ta përdorë uellsianin i cili ka pasur vështirësi me kohën e lojës në Torino këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/