Ronald Araujo do të marrë pjesë në seancën stërvitore të sotme të Barcelonës. Katalanasit po kthehen në stërvitje pas pushimit të Krishtlindjeve që ua dha Hansi Flick, raporton Mundo Deportivo.
Mbrojtësi qendror është rikthyer tashmë në Barcelonë pasi kaloi Krishtlindjet në Uruguai.
Mbrojtësi mori një pushim në fillim të dhjetorit për t’u marrë me problemet e shëndetit mendor. Ndeshja e tij e fundit për Barcën ishte më 25 nëntor kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, kur Araujo u përjashtua në Stamford Bridge.
Araujo është i vendosur t’i qaset rikuperimit të tij me kujdes dhe nuk ka vendosur një afat kohor specifik për rikthimin e tij në lojë.
/GazetaBlic Sport

