Me kthimin e tij të caktuar për vitin 2022, siç u tregua fillimisht nga Borussia Dortmund, Erling Haaland mund të rikthehet një muaj më herët se sa pritej.
Sipas trajnerit të skuadrës gjermane, Marco Rose, lojtari do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Wolfsburgut, në kuadër të xhiros së 13’të të Bundesligës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Haaland po ndihet mirë, por ai mund të luajë vetëm për disa minuta”, tha trajneri i Dortmund.
Me nëntë gola në gjashtë ndeshje në ligën gjermane, sulmuesi norvegjez po përballet me një dëmtim të muskujve, por ndryshe nga sa pritej, rikthimi i tij mund të ndodhë që të shtunën e ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


