Kupa e Botës 2022

Lajm i mirë për Brazilin: Neymar është rikthyer

12/04/2022 16:36
nga:E K

“Neymar u rikthye”. Ky është lajmi, që gjithë tifozët e Brazili kanë pritur dhe në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes me Korenë e Jugut, trajneri Tite e konfirmoi diçka të tillë.

Tite njoftoi se sot pasdite Neymar do të stërvitet me ekipin dhe nesër do të jetë i pranishëm në fushën e lojës.

“Sot pasdite do të stërvitet me shokët e skuadrës dhe më pas do të jetë i pranishëm nesër. nëse ai mundet, do të pres ta shoh në stërvitje për të luajtur si titullar. Nuk më pëlqen të parashikoj informacione që nuk janë të vërteta. Unë dua të jem i besueshëm. Ai do të stërvitet dhe nëse është mirë, ai do të të jetë në ndeshje”,- është shprehur Tite. /abcnews.al