Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger rifilloi stërvitjen së bashku me shokët e tij të skuadrës këtë të enjte, pasi mori një dëmtim gjatë fitores 2-0 të Madridit në derbin me Getafen më 1 shkurt.
Ky është një lajm i shkëlqyer për Carlo Ancelottin, i cili së shpejti do të mund të mbështetet sërish te mbrojtësi gjerman. Rudiger ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Real Madridit – kundër Atletico Madrid, Girona, RB Leipzig dhe Rayo Vallecano.
Për shkak të mungesës së Rüdiger, Nacho Fernandez ishte i vetmi qendërmbrojtës në skuadrën e madrilenëve.
David Alaba dhe Eder Militao janë jashtë me lëndime afatgjata, duke detyruar përdorimin e Dani Carvajal dhe Aurelien Chuameni në qendër.
/GazetaBlic Sport