Sporti

Lajm i mirë për Ancelottin, rikuperohet Courtois

10/20/2022 20:26
nga:Lorik J

Thibaut Courtois është gati të mbrojë sërish portën e Real Madridit.

Siç raporton Mundo Deportivo, portieri i Blancos është stërvitur normalisht me bashkëlojtarët e tij dhe duket i gatshëm për t’u përballur me Sevillan në Santiago Bernabeu të shtunën në raundin tjetër të La Ligës, përcjell GazetaBlic Sport.

Courtois u lëndua dhe nuk ishte startues në ndeshjet e Real Madridit së fundmi.

Siç duket arma e fortë e Ancelottit do kthehet në fundjavë.

/GazetaBlic Sport