Tjetër lajm i mirë për Max Allegrin në prag të supersfidës të së dielës (20:45) kundër Interit.
Pas rikuperimeve të Federico Chiesas dhe mesfushorit Weston McKennie, bardhezinjtë do të kenë të gatshëm për duelin e rëndësishëm për titullin kampion, edhe Adrien Rabiot.
Mesfushori francez, i cili mungoi në dy ndeshjet e fundit për të problemeve në pulpë, është rikuperuar dhe sot u është bashkuar shokëve në stërvitje.
Një rikthim i rëndësishëm për teknikun Allegri, pasi Rabiot është një “shtyllë” e Juves në repartin e mesit të fushës.
Interi kryeson Serie A me 54 pikë, një më shumë se “Zonja e Vjetër”. Zikaltrit e Simone Inzaghit kanë luajtur një ndeshje më pak se rivalët kryesorë për fitimin e Serie A.