Lajme

Lajm i mirë, OBSH-ja miraton vaksinën kineze Sinovac

06/01/2021 17:26
nga:M K

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë me të gjithë lajmin e mirë që vjen nga OBSH.

Organizata më e madhe në botë për shëndetësinë ka miratuar sot për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinovac, duke thënë se kjo vaksinë i plotëson të gjitha kriteret që lidhen me sigurinë dhe efikasitetin.

“OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, shkruan Manastirliu.

“OBSH sot miratoi vaksinën Smovac-CoronaVac COVID.19 për përdorim emergjent, duke i dhënë vendeve, financuesve, agjentëve dhe komuniteteve të sigurisë se ajo plotëson standardet ndërkombëtare për sigurinë, efikasitetin dhe prodhimin. Vaksina prodhohet nga kompania farmaceutike me bazë në Behing, Sinovac”, thuhet në dokumentin e OBSH.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE: Presidentja Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, këto janë datat e mundshme