Është gjetur Xhengiz Hyzeiri, 17-vjeçari i raportuar i zhdukur.
Lajmin e ka konfirmuar Policia përmes një njoftimi, ku bëri të ditur se i mituri është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Gjendet personi i shpallur i humbur
Gjilan, 16 janar 2026
Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rast.

