Sporti

Lajm i mirë: Elbasan Rashani i përfshirë në stërvitjet grupore

09/07/2021 18:28
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër takohet me Spanjën.

Kosova dhe Spanja luajnë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Stafi i kombëtares tonë ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Elbasan Rashani i cili ishte ë dyshim për takimin e nesërm, ka stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Ai duket mirë dhe me gjasë do të jetë gati për takimin e nesërm.

Bekaj, Lirim Kastrati dhe Besar Halimi nuk do të jenë në gjendje të luajnë nesër.

/GazetaBlic Sport