Sporti

Lajm i mirë për Shqipërinë | Top mbrojtësi i Italisë mungon në Europian

05/30/2024 17:00
nga:E K

Emocionet e Kampionatit Evropian Euro 2024 janë çdo ditë e më afër.

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia, shkruan GazetaBlic Sport.

Para fillimit të kampionatit Shqipëria ka marrë një lajm të mirë nga Italia.

Acerbi do të mungoj në Kampionatin Evropian Euro 2024 si pasoj e një dhimbje që mbrojtësi ka ndier në këmbë.