Sporti

Lajm i madh për Mourinhon, Dybala gati për ndeshjen ndaj Interit

09/30/2022 16:34
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, është stërvitur pjesërisht me grupin këtë mëngjes dhe është gati të udhëtojë në ‘San Siro’ për ndeshjen e nesërme me Interin.

Sulmuesi argjentinas kishte humbur ndeshjen e fundit para pushimit dy javë më parë për shkak të një dëmtimi. Ai iu bashkua ekipit të tij kombëtar, por nuk arriti të luajë në asnjë nga dy miqësoret ndërkombëtare të Argjentinës, duke u kthyer në Romë dy ditë më parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Calciomercato.com, ish-sulmuesi i Juventusit stërviti pjesërisht me pjesën tjetër të ekipit në mëngjes dhe pati një bisedë me José Mourinhon.

Prandaj, Special One do të përfshijë emrin e argjentinasit në listën e skuadrës për udhëtimin në Milano ku Roma do të përballet nesër në orën 18:00 me Interin e Simone Inzaghit.

Sipas raportit, Dybala duhet të startojë në San Siro së bashku me Nicolò Zaniolo dhe Tammy Abraham, ndërsa kapiteni Lorenzo Pellegrini do të luajë në mesfushë.

/GazetaBlic Sport/