Sporti

Lajm i keq: Ylli i Belgjikës e humb Kampionatin Evropian

06/13/2021 09:04
nga:E K

Dje ishte një ditë lëndimesh në Kampionatin Evropian.

Pas incidentit të Christian Eriksen në ndeshjen, Danimarkë-Finlandë, i cili ishte në gjendje të rëndë në fushë duke luftuar për jetën dhe fatmirësisht e fitoi duelin më të madh të jetës së tij, edhe në ndeshjen tjetër mes Belgjikës dhe Rusisë pati një lëndim të rëndë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i majtë i Belgjikës, Castagne, u detyrua të lëshoi fushën e lojës në minutën e 27’të të takimit.

Pas përfundimit të takimit trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, konfirmoi se Castagne do t’i nënshtrohet një operacion pas lëndimit të marrë në orbitën e syrit të tij.

Belgjika e fitoi takimin ndaj Rusisë me rezultat 3-0.

/GazetaBlic Sport/