Sporti

Lajm i keq, përsëri lëndim për Vedat Muriqin, largohet nga fusha

04/05/2025 19:16
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi është larguar nga ndeshja ndaj Celta Vigos.

Sulmuesi kosovar e la ndeshjen për shkak të një lëndimi, transmeton GazetaBlic Sport.

Sulmuesi, i cili u rikthye sot në formacionin startues pasi humbi ndeshjen në Mestalla për shkak të disa shqetësimeve që po përjetonte, nuk arriti të përfundonte pjesën e parë.

Ai duhej të kërkonte ndihmë mjekësore dhe më pas u zëvendësua nga kanadezi Cyle Larin.

/GazetaBlic Sport/