Sporti

Lajm i keq për Sylvinhon, lëndohet Gjimshiti

10/02/2024 20:17
nga:Lorik J

Gjatë ndeshjes ndaj Shaktharit, Atalantas i ka ardhur një dëmtim. Gian Piero Gasperini u detyrua të zëvendësojë mbrojtësin shqiptar, Gjimshiti.

Gjimshiti është larguar nga fusha për shkak të lëndimit.

Në minutën e 46-të të pjesës së dytë, Gjimshiti u detyrua të largohej nga fusha, duke e mbyllur herët ndeshjen e tij. Vendin e tij e zuri Pasalic.

Në orët në vijim do të mbërrijnë testet instrumentale për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur dhe kohët e rikuperimit.

Kujtojmë se Gjimshiti realizoi golin e parë në këtë duel.

/GazetaBlic Sport