Sporti

Lajm i keq për Realin: Rodrygo nuk do jetë në dispozicion të Ancelottit për ndeshjen e sotme ndaj Gironas

12/07/2024 11:14
nga:E K

Real Madrid do të përballet sot me Gironan.

“Los Blancos” kërkojnë me patjetër fitoren për të lënë pas krahëve humbjen e fundit nga Ath.Billbao dhe për të mbetur në garë për titull me rivalin kryesor, Barcelonën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e xhiros së 16’të e La Liga-s zhvillohet sot nga ora 21:00.

Real Madridi ka pranuar një lajm aspak të mirë para këtij ballafaqimi. Sulmuesi brazilian, Rodrygo nuk do jetë pjesë e skuadrës për këtë takim për shkak të një problemi muskulor.

/GazetaBlic Sport/