Sporti

Lajm i keq për Piolin, Milan humbet titullarin për të paktën dy muaj

12/25/2023 11:21
nga:E K

Milan do duhet të bëjë pa Fikayo Tomori-n në dy muajt e ardhshëm.

Nga testet e fundit mjekësore, ka rezultuar se Tomori ka dëmtuar femurin.

Prandaj, anglezi do të detyrohet të ndalojë për një periudhë të gjatë, në mënyrë që të rekuperohet.

Me pak fjalë, një lajm shumë i keq për Piolin, i cili vuan prej dëmtimeve në repartin e mbrojtjes me mungesat e Thiaw dhe Kalulu, ndërsa tashmë edhe të Tomorit.