Sporti

Lajm i keq për Piolin, Ante Rebic lëndohet dhe nuk do të jetë në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Fiorentinës

11/19/2021 14:10
nga:Mergim Rreci

Sipas raportimeve në Itali, Ante Rebic ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm në Milanello.

Prandaj ai nuk do të startojë kundër Fiorentinës nesër. Kuqezinjtë vizitojnë Fiorentinën në “Artemio Franchi”.

Rebic pritej të startonte në sulm, por Calciomercato.com, raporton se sulmuesi kroat nuk do të paraqitet në formacionin fillestar pasi pësoi një dëmtim të lehtë gjatë seancës së tij stërvitore të mëngjesit në Milanello, transmeton GazetaBlic Sport.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Stefano Pioli do të diskutojë për kushtet fizike të Rebic, me Rafael Leao që pritet të startojë nesër në Firence si anësori i majtë.

Rebic, 28 vjeç, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në 11 paraqitje me Milanin këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/