Sipas raportimeve në Itali, Ante Rebic ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm. Prandaj ai nuk do të startojë kundër Fiorentinës nesër.
Rossonerët do të jenë mysafirë të Fiorentinës të shtunën, përcjell GazetaBlic Sport.
Rebic pritej të fillonte në sulm, por Calciomercato.com, raporton se sulmuesi kroat nuk do të paraqitet në formacionin fillestar të Piolit, pasi pësoi një dëmtim të lehtë gjatë seancës së tij stërvitore të mëngjesit të Milanos.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Stefano Pioli do të diskutojë për kushtet fizike të Rebiçit, me Rafael Leaon që pritet të startojë nesër në Firence si anësori i majtë.
Rebic, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në 11 paraqitje me Milanin këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


