Sporti

Lajm i keq për Milanin, Ibrahimovic nuk luan ndaj Liverpool

09/14/2021 14:05
nga:Mergim Rreci

Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë prezent në ndeshjen  kundër Liverpool.

Lajm i keq për Piolin i cili do të duhet të bëjë pa sulmuesin suedez për ndeshjen e parë të xhiros së Ligës së Kampionëve të caktuar për mbrëmjen e së mërkurës në Anfield, përcjell GazetaBlic Sport.

Ibrahimovic do të qëndrojë në shtëpi si masë paraprake për shkak të një lëndimi të lehtë.

Gjithçka do të mësohet ditën e premte se a do të luajë ndaj Juventusit në fundjavë.

/GazetaBlic Sport/