Bashkia e Korçës, e cila ka vendosur që për Festën e Birrës ta ftojë në Shqipëri këngëtarin serb, Goran Bregoviq, duke kërkuar menjëherë pas kritikave të para që muzika të mos përzihet me politikë.
Duke e përzirë fort muzikën e tij në politikën gjenocidiale të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, këngëtari serb më 199 kishte organizuar një koncert, që ishte demontrim kundër bombardimeve të NATO’s mbi Serbinë, e cila po zhvillonte kryente krime makabre në Kosovë, raporton Express.
Koncerti i mbajtur në Selanik më 1999 ekziston ende si dëshmi që Bregoviq jo vetëm që nuk ishte kundër krimeve, por qe rreshtuar krah atyre që po kryenin krime gjenocidiale në Kosovë, pasi njësoj kishin bërë edhe në Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë. Ndërsa s’kishte reaguar asnjëherë ndaj krimeve serbe, reagimin ushtarak të NATO’s, Goran Bregoviq e kishte kundërshtuar me muzikën e tij.
Atë kohë, regjimi i Millosheviqit dhe politika e tij e përgjakshme kishte arritur kulmin. Bregoviq qe bashkuar me mijëra grekë e emigrantë serbë që protestonin kundër ndërhyrjes së NATO’s. Koncerti transmetohej në mediat serbe, të cilat ishin në dorë të Millosheviqit.
Duke pretenduar edhe vetë se ishte asnjënës, Bregoviqit megjithatë i kishte dalë në pah pozicionimi politik krah interesave serbe në Ballkan. Muzika e tij ka qenë si kolonë zanore e gjithë genocidit serb në luftërat e viteve ’90.
Për shkak të pjesëmarrjes së Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë, këtë ngjarje e kanë bojkotuar këngëtarët nga Kosova. E njëjta është kundërshtuar zëshëm edhe nga disa artistë nga Shqipëria. Madje, ka nga ta që kanë paralajmëruar se do ta parandalojnë edhe fizikisht performancën e Goran Bregoviqit në Korçë.


