Sporti

Lajm i keq për Manchester Cityt, Foden i nënshtrohet operacionit

03/26/2023 17:53
nga:E K

Manchester City ka konfirmuar se Phil Foden i është nënshtruar një operacioni në Londër pas një lëndimi që mori me Anglinë.

“Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës së ardhshme në Premier League me Liverpoolin në shtëpi dhe në këtë pikë është e paqartë se sa kohë do të jetë i padisponueshëm”, thuhet nga klubi anglez, përcjell GazetaBlic Sport.

Foden hyri në lojë nga banka rezervë në minutën e 69’të dhe u largua në të 81’tën.

Sulmuesi 22-vjeçar ka qenë një nga elementët më me ndikim në skuadrën e Pep Guardiolës. Nga 43 ndeshjet e luajtura nga Manchester City, ai mori pjesë në 36, 24 si titullar, duke regjistruar 13 gola dhe pesë asistime.

/GazetaBlic Sport/