Mbrojtësi i majtë i Liverpool, Andy Robertson, pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në humbjen 1-0 të Skocisë ndaj Irlandës së Veriut.
Robertson, nuk ishte në gjendje të vazhdonte pasi mori një dëmtim pas një goditje të rëndë në pjesën e parë me Trey Hume dhe u zëvendësua nga Lewis Ferguson.
Lëndimi i mbrojtësit është një shqetësim i madh për Jurgen Klopp përpara rifillimit të garës për titull në Premier League të dielën, kur Liverpool pret Brighton.
Merseysiders ndjekin liderët e Arsenalit vetëm në diferencë golash me 10 ndeshje të mbetura në sezon.
/GazetaBlic Sport