Sporti

Lajm i keq për Liverpoolin, Konate mungon ndaj Manchester Cityt

11/29/2024 21:47
nga:E K

Qendërmbrojtësi i Liverpool, Ibrahima Konate nuk do të jetë në dispozicion të Arne Slot për ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Mbrojtësi francez pësoi një lëndim në gju në fund të fitores 2-0 të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Anfield që si duket do ta lë jashtë për ndeshjen ndaj Cityt, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja Liverpool – Manchester City luhet të dielën më 1 dhjetor në orën 17:00.

/GazetaBlic Sport/