Sporti

Lajm i keq për Liverpoolin: Arnold do të mungojë ndaj Manchester Cityt

09/30/2021 19:54
nga:E K

Trent Alexander-Arnold është lënë jashtë ndeshjes të së dielës kundër Manchester City.

Mbrojtësi i djathtë humbi fitoren 5-1 të Liverpool ndaj FC Porto në mesjavë për shkak të një problemi të muskujve dhe Jurgen Klopp tani ka konfirmuar se ai nuk do të jetë në dispozicion për t’u përballur me skuadrën e Pep Guardiolës, përcjell GazetaBlic Sport.

Klopp pret që Alexander-Arnold të kthehet pas pushimit ndërkombëtar së bashku me Thiago Alcantara, i cili poashtu është i lënduar.

“”Asnjë” lajm” nga ta, por kjo nuk do të thotë se ata po bëjnë mirë, por ata nuk do të kenë kohë të mjaftueshme për t’u rikthyer kundër Cityt, megjithatë unë pres që ata të dy të kthehen pas pushimit ndërkombëtar.

/GazetaBlic Sport/