Sporti

Lajm i keq për Liverpool, Luis Diaz tre muaj jashtë fushave dhe humbet ndeshjet ndaj Real Madrid

12/23/2022 14:12
nga:E K

Humbja ndaj Manchester Cityt dhe eliminimi nga Carabao Cup nuk ishin lajmet e vetme negative për Liverpoolin e Jurgen Kloop.

Ekzaminimet instrumentale të cilave iu nënshtrua Luis Diaz dhanë rezultatin e frikshëm.

Kolumbiani do të mungojë përsëri dhe do të rikthehet pas tre muajsh, duke humbur kështu ndeshjet ndaj Real Madrid në Champions League./abcnews.al/