Lajme

Lajm i keq për kredi marrësit/ Shtrenjtohen kreditë bankare në Kosovë

07/03/2023 11:52
nga:N M

Bankat komerciale në Kosovë kanë shtrenjtuar kreditë për klientët.

Sipas raportit të sistemit financiar për muajin maj 2023, të përgatitur nga Banka Qendrore e Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.5%, krahas 6.3 % sa ka qenë në muajin prill 2023.

Përderisa norma mesatare e interesit në kreditë dhe lizingjet që jepen nga institucionet mikrofinanciare arrinë në 19.1%.

Përndryshe, vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti nga shtrenjtimi i kredive dhe shërbimeve, bankat komerciale në Kosovë kanë arritur fitim të pastër prej rreth 66 milionë euro. /Front Online

“Ata e dinë që ne e dimë, që ata as pragun nuk do ta kalojnë”, deputeti i “GUXO” tallet fort me mocioin e AAK-së