Sporti

Lajm i keq për Juventusin, lëndohet Chiesa dhe largohet menjëherë nga fusha!

01/09/2022 19:19
nga:Lorik J

Federico Chiesa u lëndua në ndeshjen kundër Romës.

Sulmuesi i Juventusit u zëvendësua nga Kulusevski në minutën e 32-të, pasi nuk mund të vazhdonte më në fushën e lojës, përcjell GazetaBlic Sport.

Federico Chiesa, u rrëzua nga dhimbja pasi u përpoq të driblonte Maitland-Niles.

Shtrëngim i mundshëm i gjurit për sulmuesin e Juventusit, i cili u dërgua menjëherë tek stafi mjekësor i Juventusit dhe u detyrua të largohej nga fusha.

/GazetaBlic Sport