Juventus fitoi mbrëmë me rezultat të ngushtë 1-0 ndaj Romës.
Pas këtij rezultati pozitiv, “Zonja e Vjetër” ka marrë një lajm të keq, përcjell GazetaBlic Sport.
Argjentinasi, Paulo Dybala, ende nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi muskular dhe me shumë gjasa do të jetë jashtë fushave deri në fund të këtij muaji.
Dybala do të humb ndeshjet ndaj Zeniti dhe Veronës.
/GazetaBlic Sport/


