Juventus konfirmon se ylli i tyre Federico Chiesa ka pësuar një dëmtim të ligamentit kundër Romës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.
24-vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në J Medical mëngjesin e sotëm dhe Juventus tani ka konfirmuar shkallën e dëmtimit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ekzaminimet e kryera në J Medical konfirmuan një çarje të ligamentit të kryqëzuar anterior”, thuhet në deklaratën e Juventusit.
“Do të jetë e nevojshme të ndërhyhet me operacion në ditët në vijim”.
Le condizioni di @federicochiesa https://t.co/phfsgUtbJG pic.twitter.com/63iKHuNDwf
— JuventusFC (@juventusfc) January 10, 2022
/GazetaBlic Sport/


