Guardiola ka marrë një lajm të keq pas ndeshjeve me kombëtaret për kualifikimet në Kupën e Botës.
Sulmuesi i Manchester City, Ferran Torres ka pësuar një thyerje të vogël në këmbë, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i ri, 21-vjeçar ishte në një nga momentet e tij më të mira të formës në karrierën e tij, duke luajtur dhe shënuar në Premier League, dhe duke qenë një pjesë kyçe në sulmin e Kombëtares së Spanjës.
Sipas asaj që është mësuar, Ferran ka pësuar një thyerje të vogël në këmbën e djathtë. Ky dëmtim pritet ta mbajë jashtë fushës për të paktën një muaj.
Sulmuesi u dëmtua kundër Italisë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve UEFA, dhe pavarësisht dhimbjes, ai u paraqit edhe në ndeshjen finale ndaj Francës.
/GazetaBlic Sport/


