Sporti

Lajm i keq për Conten, ylli i ekipit jashtë fushave për disa javë

08/18/2022 09:09
nga:L J

Tottenham do të duhet të luajë pa një lider në mbrojtje për javët e ardhshme. Alasdair Gold raporton se Cristian Romero është lënduar.

Në ndeshjen e ardhshme të Premier League, Antonio Conte nuk do të drejtojë skuadrën e Spurs. Italiani u pezullua për incidentin ndaj Chelseat, por problemet për londinezët nuk mbarojnë me kaq.

Tani, shtylla e mbrojtjes së klubit londinez, Romero ka pësuar një lëndim në muskul.

Kjo do të thotë se ai do të jetë i padisponueshëm për të paktën tre javë. Në rastin më të keq, mungesa mund të zgjasë një muaj të plotë.

Cristian Romero është një figurë kyçe në projektin e Antonio Contes. Në kompeticionin aktual, 24-vjeçari luajti në dy ndeshje, ndërsa në ndeshjen kundër Chelseat (2:2) ishte MVP.

/GazetaBlic Sport