Sporti

Lajm i keq për Bayernin, Coman lëndohet rëndë, mund të mungojë disa muaj

01/28/2024 09:28
nga:Lorik J

Sulmuesi i Bayern Munichut, Kingsley Coman, pësoi një lëndim të rëndë në gju gjatë ndeshjes kundër Augsburgut, ka zbuluar trajneri Thomas Tuchel.

Francezi u lëndua disa sekonda para se shoku i tij i skuadrës Aleksandar Pavlovic të realizonte golin e parë në minutën e 23-të. Coman u zëvendësua nga sulmuesi 18-vjeçar Mattis Tell dhe Bayern fitoi ndeshjen 3:2.

“Është ndoshta një dëmtim mjaft i rëndë. Dukej i dhimbshëm. Nuk kishte asnjë shans që ai të qëndronte në fushë. Ne do të kontrollojmë ligamentet në gjurin e tij,” tha Tuchel pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport