Ylli në rritje i Barcelonës, Ansu Fati, nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Bayern Munich.
I riu spanjoll kishte pësuar një dëmtim që po e mbanë jashtë fushave të blerta. Shpresat ishin të mëdha për një rikuperim para ndeshjes me Bayern, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Marca shkruan se lojtari nuk ia ka dalur që të rikuperohet me kohë për ndeshjen ndaj bavarezëve.
Xavi po ashtu ka publikuar listën me lojtarët që janë ftuar për këtë ndeshje dhe aty nuk ishte Ansu.
Akhomach do të jetë pjesë e skuadrës, anash emrave si Coutinho, Dembele, Ter Stegen e Memphis.
Ansu pritet të rikuperohet para fundit të këtij viti kalendarik.


