Sporti

Lajm i keq për Artetan: Tierney jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë

04/07/2021 18:25
nga:Lorik J

Para ndeshjes së nesërme të Arsenalit kundër Slavia Pragues në kuadër të Europa League, Mikel Arteta ka marr një lajm të keq për ekipin e tij.

Mbrojtësi i krahut, Tierney kishte pësuar një lëndim në ligamentet e këmbës së majtë në ndeshjen e fundit të Arsenalit kundër Liverpoolit dhe duket se lëndimi do ta lë jashtë mbrojtësin 23 vjeçar për 6 javë, shkruan GazetaBlic Sport.

Arsenali pësoi humbje në takimin e fundit kundër Liverpoolit me rezultat 0-3, dhe ekipi i Artetas kërkon të këndellet në ndeshjen e nesërme kundër Slavia Prague.

Ndeshja do të luhet nesër në ora 21:00 në Sinobo Stadium.

/GazetaBlic Sport