Sporti

Lajm i keq për Arsenalin: Calafiori mungon në derbin ndaj Liverpoolit

10/25/2024 08:10
nga:E K

Mbrojtësi 22-vjeçar i Arsenalit, Ricardo Calafiori është lënduar në ndeshjen e xhiros së tretë të Champions League me Shakhtar Donetsk (1:0).

Londinezët ende nuk e kanë bërë të ditur seriozitetin e dëmtimit të Calafiorit, por disa raporte sugjerojnë se dëmtimi i tij në gju është më pak i rëndë sesa mendohej fillimisht, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas Sky Sports, futbollisti ka një dëmtim të lehtë në ligamentet kolaterale mediale të gjurit të tij të djathtë, që do të thotë se do të mungojë sërish për disa javë.

Nëse lajmet mjekësore konfirmojnë raportet fillestare, Arsenali nuk do të mbështetet te italiani në derbin me Liverpoolin këtë fundjavë.

/GazetaBlic Sport.