Sporti

Lajm i jashtëzakonshëm për tifozët e Liverpool, Salah po qëndron në ‘Anfield’

04/09/2025 18:16
nga:Mergim Rreci

Vjen lajm i madh për tifozët e Liverpool, Mohamed Salah po qëndron në ‘Anfield’.

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe ajo është punë e kryer, transmeton GazetaBlic Sport.

Negociatat janë në fazën përfundimtare me Salah që pritet të vendosë stilolapsin në letër dhe të nënshkruajë kontratën e re shumë shpejt.

Liverpool është i bindur se do të mbajë Mo dhe van Dijk, ndërsa Alexander-Arnold është afër bashkimit me Real Madridin.

Detajet e marrëveshjes së Salah me Liverpool do të publikohen së shpejti.

/GazetaBlic Sport/