Lajme

“Lajm i jashtëzakonshëm”, Aliu thotë se kanë nisur punimet për rrugët që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

03/12/2024 15:51
nga:Sh R

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

Aliu e ka cilësuar këtë si lajm të jashtëzakonshëm, derisa tha se këto rrugë ndërlidhin dhe afrojnë më afër fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hapi perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!”, ka shkruar Aliu.