Lajme

Lajm i hidhur: Vdes vogëlushi Ali Kamberi, vuante nga një sëmundje e rëndë

01/10/2022 14:09
nga:Gazeta Blic

Ka vdekur vogëlueshi Ali Kamberi, djali i Zejnullah Kamberit- Zekit,

Aliu vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte dërguar për shërim në Turqi.

Vogëlushi shkoi për shërim në Turqi me ndihmën e shumë qytetarëve që mblodhën shumën e parave që i duheshin në të dyja operacionet që i kishte në Tiranë dhe Turqi.

Lajmin për vdekjen e vogëlueshit e ka dhënë vetë prindi i tij, Zejnullah Kamberi- Zeki.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në Ferizaj, ndërsa nga xhamia e Haxhi Veselit nga ora 11:30 do të niset autobusi për qytetarët mitrovicas që dëshirojnë të marrin pjesë në varrim.

Postimi i plotë nga Zeki:

Oo djali jem babali jem Aliu jem…na le kur nuk e pritem..luftuam se bashku mjaft me kte semundje te mallkuar…Allahu te dergoft ne xhennet..e na pritsh aty per tu bashkuar e per tu knaqur..Keq na.le por kjo bote esht e shkurt..